Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER NEWS

Erjon Kastrati te Golden Eagle Ylli!

Erjon Kastrati me fanellën e Kosovës/ TOPSPORTI/ A. P.

Erjon Kastrati te Golden Eagle Ylli!


5 January, 2021 @18:28

Tashmë gati sigurt se Golden Eagle Ylli do ta sjellë në Kosovë Erjon Kastratin, që ka bërë karrierë të gjatë në Slloveni dhe disa vende tjera.

Njëri ndër lojtarët më të dalluar të përfaqësueses së Kosovës, shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i ekipit suharekas, që po mëton trofe këtë stinor në Superligë.

Kastrati, që ka bërë karrierë te Olimpija, Krka, Kormend (Hungari) dhe Koper së fundi, duke fituar tre tituj kampioni dhe tre kupa në Slloveni - do të vesh fanellën e ekipit suharekas për pjesën e mbetur të stinorit në Superligë.

Golden Eagle Ylli pak më parë ka bërë të ditur në llogarinë zyrtare të Facebookut se është gati për të prezantuar një super-transfer.

Ndërsa pak minuta më parë, edhe sponsori kryesor i Yllit në llogarinë personale të Facebookut ka bërë të ditur për emrin e lojtarit - duke thënë se Erjon Kastrati është lojtar i ri i Golden Eagle Yllit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga