Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI 0-1 ISTOGU

Erjon Qeta ngrit Istogun në pozitë të dytë

Erjon Qeta ngrit Istogun në pozitë të dytë


26 February, 2022 @15:49

Një fitore e madhe ka qenë kjo e sotmja për Istogun e drejtuar nga Bekim Shotani, pasi që troftat kanë arritur të dalin fitues në përballje ndaj Rahovecit si mysafir me rezultat minimal, Rahoveci 0-1 Istogu [Erjon Qeta 12].

Golin e vetëm dhe të fitores në ndeshje e shënoi futbollisti ofanziv i Istogut, Erjon Qeta, që tundi rrjetën e vreshtarëve herët në ndeshje - që doli të jetë gol i vlefshëm për tri pikë dhe ngritje në pozitë të dytë të renditjes tabelare.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË A

Në anën tjetër Rahoveci që arriti të shënojë një fitore impresive në xhiron e kaluar në Banjë të Pejës ndaj Phoenixit, nuk ka arritur të përsëris lojën e njëjtë edhe si vendas dhe kështu ekipi i drejtuar nga Senad Alirifa doli kokulur nga takimi i sotëm.

Përndryshe, Istogu bashkë me një sërë skuadrash kanë pikë të njëjta në Ligë të Parë Grupi A, 22, ku lufta për pozitën e dytë pritet të jetë e madhe deri në fund të stinorit.

Në anën tjetër Rahoveci do të duhet të kujdeset që të kap pikë në ndeshjet tjera për të mos përfunduar në pozitë të fundit të renditjes, që e rrëzon atë në Ligë të Dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë