Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

U20 WOMEN'S EUROPEAN CHAMPIONSHIP

Evropiani i femrave në Prishtinë, sot dita e parë

Evropiani i femrave në Prishtinë, sot dita e parë


3 August, 2019 @8:58

Që nga dita e sotme e deri më 11 gusht, në Prishtinë do të mbahet Kampionati Evropian i Divizionit B për femra të grupmoshave U20.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, derisa në këtë Evropian do të marrin pjesë 12 shtete që janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe.

Kosova është në grup me Turqinë dhe Rumaninë, grup nga i cili dy vendet e para kualifikohen në rrethin e ardhshëm, rreth në të cilin do të formohen edhe dy grupe të reja me nga katër përfaqësuese, kurse vendi i tretë i grupit do të luftojë për pozitat 9-12.

Të shtunën (sot), në ndeshjen hapëse Islanda takohet me Kroacinë në “1 Tetori” me fillim nga ora 16:30, kurse në ndeshjen e dytë të ditës në Pallatin e Rinisë nga ora 16:30 takohen Ukraina dhe Irlanda.

Më pas mbahet ceremonia hapëse në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 18:30, derisa Kosova ndeshjen e parë e zhvillohen ndaj Turqisë duke filluar nga ora 19:00.

Për t’u informuar më tepër për orarin e ndeshjeve, klikoni KËTU.


 
Të gjitha lajmet nga International