DARDANA
Fatlind Azizi mesfushori i radhës te Dardana
17 August, 2020 @13:58
Nuk ka të ndalur skuadra nga Kamenica. Dardana ka shtuar futbollistin e radhës në skuadër dhe po vazhdon përforcimet para fillimit të sezonit të ri futbollistik.
Së fundi ata bën të ditur se kanë nënshkruar kontratë me Fatlind Azizin, që luan si mesfushor në Kosovën U21.
Ai ka qenë pjesë e zinxhirit të ekipeve të Bursasporit në Turqi, ndërsa fillimisht është zhvilluar te Gjilani.