Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Fells është lojtari më i mirë në ligë

Fells është lojtari më i mirë në ligë


19 February, 2022 @9:21

Trajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka bërë të ditur se fitorja ndaj Bashkimit nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ai i ka përkujtuar gazetarit të transmetuesit të ndeshjeve deklaratën e mëparshme të tij se secili ekip mund ta mposhtë secilin në Superligë, pos Dritës.

Ndërsa pas insistimit, ka pranuar të flet edhe për Courtney Fells, që ka qenë njeriu që ka bërë dallimin në përballjen e mbrëmshme.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

“Normalisht, edhe pse nuk dëshiroj të bëj dallime te lojtarët e mi në ekip, pasi më pyetët, ndeshje pas ndeshjeje po dëshmohet që Courtney Fells është lojtari pa dyshim më i miri në ligë. Në anën tjetër po thuani rënie e jona nga loja, por duhet të keni parasysh se përballë keni pasur një Bashkimi, finalist i Kupës, që një javë më herët na shkaktuan hubmje të thellë në cerekfinale të Kupës, kështu që ju kam thënë sa herë se pos Dritës të gjitha tjerat skuadra janë të barabarta dhe nuk dihet asnjëherë kush kë do ta fitojë,” ka thënë Arbnor Rifati pas ndeshjes.

Prizreni’16 është skuadra e dytë me më së paku humbje në Superligë pas liderit Ylli. Ekipi bardhezi nga Prizreni ka bilans 12-6 aktualisht. Ata në fillim të sezonit fituan Superkupën e Kosovës, që është trofeu i parë në histori të klubit për ta.

Gara e tyre këtë stinor pas humbjes në Kupë vazhdon në Ligë Unike dhe Superligë, ndërs Rifati ka bërë të ditur se është në kërkim edhe të një basketbollisti të huaj që luan në pozitën ballore, combo-guard.

HIGHLIGTHS: Prizreni’16 - Bashkimi


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga