Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDIN DZEKO SOT NË STAMBOLL

Fenerbahçe i hyn në pazar Interit

Fenerbahçe i hyn në pazar Interit


27 May, 2019 @16:04

Forma e keqe e kaluar në stinorin e posa përfunduar të Superligës turke për Fenerbahçen, duket se do të jetë çështje e harruar shpejt.

Kjo, pasi që ekipi ka vendosur të intervenojë radikalisht në skuadër për stinorin e ri dhe tash pritet të marrë emra të mëdhenjë në ekip për sezonin në vijim.

Sipas agjencisë së lajmeve turke, DHA, Fenerbahçe sot do të mbajë takim me sulmuesin me përvojë nga Bosnja e Hercegovina, Edin Dzeko, për të cilin para disa ditësh është thënë se ka nënshkuar kontratë personale me Interin.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A