Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA 1-3 FERIZAJI

Ferizaji përmbys Vushtrrinë në duelin e të rënëve

Foto: FCFerizaj/mobile

Ferizaji përmbys Vushtrrinë në duelin e të rënëve


13 July, 2020 @19:48

Në duelin e të rënëve nga Superliga, të zhvilluar në Ferki Aliu sot ku Vushtrria priti Ferizajin fituan mysafirët, duke përmbysur epërsinë e vendasve të arritur në pjesë të parë, për përfundimtaren 1-3 [Drilon Fazliu 22 - Albin Krasniqi 52, Fillonit Shaqiri 65, Viktor Kuka 80p].

Vushtrria që ka larë duart disa javë më parë sesa Ferizaji nga Superliga, shënoi përmes lojtarit të tyre shpresëdhënës, që po u mban gjallë sulmin në ditët e fundit të tyre në Superligë, Drilon Fazliu, që dha edhe avantazhin për skuadrën, që doli të jetë edhe rezultati i pjesës së parë.

E në pjesë të dytë në skenë doli Ferizaji, gjithashtu i rënë, duke shënuar tri herë në portën e vendasve për fitore.

TABELA AKTUALE

A ndikoi lodhja e vendasve, apo interesimi i mysafirëve për të shënuar fitore - nuk mund të thuhet saktë për këtë rezultat, derisa Albin Krasniqi barazoi (52’), pastaj Fillonit Shaqiri i dha avantazhin ekipit (65’), ndërsa Viktor Kuka me përvojë, përmbylli ndeshjen me golin e tij nga penalltia (82’) për përfundimtaren 1-3.

Fitorja e Ferizajit iu jep atyre tri pikë më shumë, për të vazhduar të jenë në pozitën nga e cila nuk do të mund të lëvizin deri në fund të stinorit - dhjetë.

Ndërsa Vushtrria pritet gjithashtu ta mbyllë stinorin, në pozitën e parafundit, të njëmbëdhjetën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga