Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS: TREPÇA '89 - FERONIKELI

Feronikeli fitues i Kupës, Prishtina në Europa League

Feronikeli fitues i Kupës, Prishtina në Europa League


24 May, 2019 @22:46

Për herë të tretë në histori të klubit, Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Drenasi sonte e mposhti në finale me rezultat 1-5 Trepçën ‘89 në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, për ta fituar kështu trofeun e dytë sezonal pas ligës së fituar rreth një javë më parë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Astrit Fazliu në minutën e 16’, derisa në minutën e 27’ Mendurim Hoti e dyfishoi epërsinë dhe kështu pjesa e parë u mbyll 0-2 në të mirë të Niklit.

a

Kampioni i Superligës, për katër minuta shënoi dy herë në pjesën e dytë. Në minutën e 66’, Albutrint Morina shënoi për 0-3, derisa Kastriot Rexha në minutën e 70’ shënoi pas një gabimi të portierit Arben Beqiri, ndërsa ishte përsëri Rexha, golashënuesit më i mirë i kampionatit që e lamë pas, që shënoi edhe një herë në fund të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 1-5.

Goli i vetëm i Trepçës ‘89 erdhi nga zëvendësuesi Ardian Muja në minutën e 73’.

Kjo është hera e dytë që Nikli arrin ta fitojë edhe kampionatin edhe kupën në të njejtin sezon, gjë që nuk e kishte arritur asnjë skuadër tjetër në futbollin kosovar deri më sot.

a

Për shkak që Feronikeli si fitues i kampionatit do ta përfaqësojë Kosovën në Champions League, triumfi i Niklit në Kupë ka bërë që Kosovën në Europa League ta përfaqësojë nënkampioni i ligës, ekipi i Prishtinës.

SKEMA E KUPËS

Sa i përket Trepçës ‘89, mitrovicasit tashmë duhet të mendojnë për fazën e barazhit, ku do të ndeshen më Vëllaznimin pas rreth një javë.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga