Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Feronikeli në Champions League, kundërshtarët e mundshëm

Foto: FFK

Feronikeli në Champions League, kundërshtarët e mundshëm


25 May, 2019 @14:10

Fituesi i Ligës dhe Kupës në futbollin kosovar, Feronikeli, me plot meritë do ta përfaqësojë Kosovën në Champions League sezonin që vjen.

Nikli garën më të famshme evropiane për klube e nis nga rrethi paraeliminator, ku varësisht nga shorti i 11 qershorit mund të ndeshet me skuadrën Lincoln Red Imps, kampionin e Gjibraltarit, apo me skuadrën Santa Coloma, kampionin e Andorrës.

Sipas koeficientit, kampioni i Kosovës dhe ai i San Marinos (ende i pacaktuar) në rrethin paraeliminator llogaritën skuadra “jobartëse”, epitet ky që i takon skuadrave të lartpërmendura, kampionit të Gjibraltarit dhe atij të Andorrës.

Katër skuadrat e rrethit paraeliminator ndeshjet i zhvillojnë në një vend neutral, siç kishte bërë edhe Drita sezonin e kaluar, dhe sistem të ndeshjeve kthyese nuk ka. Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 25 qershor, kurse finalja mes fituesve luhet më 28 qershor.

Fituesi i këtij ‘turneu’ kalon në raundin e parë kualifikues të Champions League, derisa tri skuadrat e tjera garat evropiane i vazhdojnë në rrethin e dytë të kualifikimeve drejt Europa League.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga