PRISHTINA
Fetahaj ndahet me Prishtinën
15 August, 2019 @16:45
Futbollisti prizrenas i Prishtinës, Liridon Fetahaj, nuk do të jetë më pjesë e nënkampionit të Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur Liridoni përmes llogarisë së tij personale në Facebook.
“Miq të nderuar ju njoftoj se nga sot nuk jam pjesë e Prishtinës, i falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve.”
Liridoni stinorin e kaluar ishte si huazim te skuadra e Lirisë. Ai shënoi 8 gola me skuadrën prizrenase, por nuk mjaftoi për ta mbajtur në Superligë.