KALENDARI I GARAVE 2020/21
FFK gati për shortin e edicionit 2020/21
24 August, 2020 @12:07
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se të enjtën më 27 gusht 2020 do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës.
Përveç kësaj, në të njëjtën ditë gjysmë ore më pas (13:30) tërhiqet shorti edhe për të dyja grupet e Ligës së Parë.
Kurse të premtën më 28 gusht 2020 me fillim prej orës 11:00 do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave për Ligën e Dytë.