Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOSJA E PUBLIKUT

FFK përcakton edhe vendin e tifozëve për ndeshjet e barazhit

Foto: FFK

FFK përcakton edhe vendin e tifozëve për ndeshjet e barazhit


29 May, 2019 @13:02

Pas shortit të tërhequr sot për terminet e ndeshjeve të barazhit të Superligës, Federata e Futbollit të Kosovës ka përcaktuar edhe vendet në tribuna ku do të vendosen tifozët e ekipeve përkatëse.

Kështu në duelin ndërmjet Gjilanit dhe Besës, tifozët e ekipit gjilanas do të vendosen në tribunën lindore, ndërsa ata të ekipit pejan në tribunën perëndimore.

Kurse, në përballjen ndërmjet Trepçës’89 dhe Vëllaznimit, pjesa lindore i është dhënë gjakovarëve, e ajo perëndimore mitrovicasve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga