Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E DYTË

FFK përfundon Ligën e Dytë, Kika dhe A&N në Ligë të Parë

Foto nga arkivi

FFK përfundon Ligën e Dytë, Kika dhe A&N në Ligë të Parë


27 May, 2020 @15:32

Federata e Futbollit të Kosovës shpejt pritet të zyrtarizojë fundin e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.

Sipas burimeve të kallxo.com Liga e Dytë e Kosovës nuk do të zhvillohet më tej dhe FFK ka vendosur që ajo të përfundojë sipas rezultateve të arritura deri në ndërprerjen e saj për shkak të pandemisë coronavirus.

Me këtë Kika nga Hogoshti, që para luftës ka qenë finaliste, nënkampione e Kosovës, do të jetë anëtare e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Bashkë me Kikën, edhe ekipi i ri i themeluar në Prizren, A & N, do të jetë anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Kika shpallet kampione e Ligës së Dytë, ndërsa A & N si nënkampione futet gjithashtu në Ligë të Parë.

Gjithsesi për konfirmim të këtij njoftimi të botuar duhet pritur njoftimin zyrtar të FFK-së.

Tabela LIGA e DYTE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë