Të gjitha lajmet

KOMUNIKATA

FFK përgënjeshtron mediat, stërvitja nuk është ndërprerë

Foto: FFK

FFK përgënjeshtron mediat, stërvitja nuk është ndërprerë

Teksti: FFK

8 June, 2019 @19:49

Federata e Futbollit e Kosovës demanton raportimet e mediave se stërvitja e sotme në Sofje është ndërprerë për kinse provokimet nga tifozët bullgarë.

Raportimet e tilla në prag të ndeshjes janë qëllimkëqija dhe si të tilla ne si FFK i vlerësojmë të dëmshme edhe për atmosferën në ekipin kombëtar.

Stërvitja e sotme ka shkuar sipas parashikimeve të stafit të trajnerëve, ku pjesa e futbollistëve që kanë luajtur në ndeshjen e djeshme në Podgoricë kanë bërë vetëm rigjenerim, derisa pjesa e futbollistëve që nuk kanë luajtur kanë ushtruar me intensitet më të lartë.

FFK falënderon Federatën bullgare për mikpritjen dhe organizimin e mirë.

E gjithë ekspedita e Kombëtares ndihet shumë komod dhe për asnjë moment nuk ka vërejtur ndonjë provokim.

Sa i përket raportimeve se ka pasur thirrje raciste, një gjë e tillë nuk është dëgjuar nga pjesa e stafit të kombëtares, por që gazetarët mund ta kenë hasur në rrugë.”

Pas barazimit në Prishtinë 1-1, tash Kosova luan ndaj Bullgarisë në Sofje. Ndeshja luhet më 10 qershor 2019 me fillim prej orës 20:45.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA

 

9 QERSHOR 2018

Një vit

TOPSPORTI/ Erdis Driza

9 June, 2019 @10:22

Sot janë bërë një vjet prej se legjenda e jo vetëm futbollit kosovar ka kaluar në përjetësi. Fadil Vokrri…

ÇEKIA - BULLGARIA

Njeriu-gol i Çekisë dhe debutuesi i Bullgarisë

8 June, 2019 @18:54

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara Çekia ka shënuar fitoren e parë në Grupin A kualifikues për EURO 2020. …

ISLANDA - SHQIPËRIA

Loja e mirë, nuk sjell rezultat. Reja debuton me humbje

Foto: KSI

8 June, 2019 @17:01

Selektori i ri i Shqipërisë, Edy Reja, ka debutuar në bankën kuqezi sot me humbje ndaj Islandës, 1-0. …

11-SHET

Formacionet zyrtare: Islanda - Shqipëria

8 June, 2019 @14:06

Janë publikuar formacionet zyrtare të Islandës dhe të Shqipërisë. ISLANDA: Halldórsson ,Hermannsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, B. Bjarnason, G. Sigurdsson, Árnason,…

OPINION

Lakmia e kushtueshme

7 June, 2019 @23:08

Kemi ngritur standardet së fundmi dhe tashti nuk jemi të kënaqur me një pikë në Podgoricë kundër një ekipi si…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020