Të gjitha lajmet

FFK

FFK sqarohet për ndeshjen Prishtina - Drita

Foto: Kosovan Footy

FFK sqarohet për ndeshjen Prishtina - Drita

Teksti: FFK

14 May, 2018 @18:07

Pas kërkesës së Prishtinës që ndeshja e fundit kampionale mes Prishtinës dhe Dritës të luhet në stadiumin e Prishtinës, FFK ka reaguar me një sqarim në web-faqen zyrtare. Teksti i plotë: "FFK-ja me kujdes ka përcjellë lajmet për ndeshjen e shumë përfolur dhe kërkesën e FC “Prishtina” që ndeshja e fundit e këtij kampionati ndërmjet dy pretendentëve për titull, Prishtinës dhe Dritës, të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ndaj jep këtë sqarim për opinion: FFK-ja gjithmonë ka dashur dhe ka qenë e interesuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiume të mira dhe sidomos në Prishtinë. Por siç dihet tashmë stadiumi i qytetit në Prishtinë është në rinovim e sipër. Madje FFK-ja ka qenë e interesuar që të paktën dy ndeshje të Kombëtares A të zhvillohen në kryeqytet, por duke ndjekur shqetësimet edhe të UEFA-s, që stadiumi nuk është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve, ka hequr dorë nga një gjë e tillë. Po ashtu FFK-ja me kujdes ka ndjekur edhe punimet në stadiumin e qytetit dhe sipas informatave nga investitorët, MKRS dhe komuna e Prishtinës si dhe punëkryesi, stadiumi mund të jetë i gatshëm diku nga fundi i qershorit i këtij viti dhe paraprakisht duhet të bëhet pranimi teknik i tij dhe më pastaj Komisioni i FFK-së për inspektimin e objekteve sportive i FFK-së do të inspektojë dhe do të vlerësojë se ai përmbushë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve qoftë kampionale qoftë ndërkombëtare. Së këndejmi me gjithë dëshirën dhe vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium të mirë përkatësisht në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku nuk ka pranim teknik të objektit, FFK-ja edhe njëherë sqaron opinionin se këtu nuk është punë marrëveshjeje apo mirëkuptimi, por gjendja është e tillë."

ROMA - JUVENTUS

7 herë me radhë, Juventusi vazhdon dominimin

Foto: Juventus FC

13 May, 2018 @22:51

Një barazim pa gola në Romë i ka mjaftuar Juventusit që ta fitojë matematikisht titullin kampion në Serie A. Ky…

LEVANTE - BARCELONA

Enis Bardhi me 2 gola, prishet seria e Barcelonës

Foto: BBC

13 May, 2018 @22:45

Edhe pse u mendua se Barcelona do ta përfundonte sezonin 2017/2018 pa asnjë humbje, sidomos pas barazimit në 'El Clasico'…

VIDEO GOLI I DYTË

Bardhi ‘mat’ Ter Stegenit

13 May, 2018 @22:03

Levante po avancon aktualisht 5-2 ndaj Barcelonës, ndërsa Enis Bardhi ka shënuar edhe një gol mjeshtëror ndaj katalonasve.