SHORTI I KUPËS
FINAL 8: Shorti i Kupës së Kosovës në basketboll
14 December, 2020 @15:32
Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka tërhequr shortin e Final 8 të Kupës së Kosovës që planifikohet të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Sipas PG-së shorti i tërhequr bazohet në renditjen aktuale të ekipeve dhe kështu, që në çerekfinale do të takohen rivalët e mëdhenjë, Peja (1) - Prishtina (8).
ÇIFTET E FINAL 8 TË KUPËS
A. Peja (1) - Prishtina (8)
B. Rahoveci (2) - Trepça (7)
C. Ylli (3) - Bashkimi (6)
D. Prizreni (4) - Vëllaznimi (5)
Ndërsa pas kësaj, skuadrat që kalojnë fazën çerekfinale të Kupës në gjysmëfinale kanë të caktuar rrugën.
Kështu, fituesi i duelit A dhe D ndeshen në gjysmëfinalen e parë, ndërsa në të dytën fituesit e dueleve B dhe C.
Fituesi i vitit të kaluar të Kupës së Kosovës është KB Peja.