Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 6: HEAT - CELTICS

Finalisti i dytë, Miami Heat

Finalisti i dytë, Miami Heat


28 September, 2020 @9:03

Skuadra e Miami Heatit, duke e mposhtur Boston Celtics në ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 125-113, është kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së.

Bam Adebayo i Miamit ishte më i miri në parket. Ai luajti me double-double prej 32 pikëve e 14 asistimeve, derisa u ndihmua edhe nga Jimmy Butler me 22 pikë të tjera.

Te Bostoni 4 lojtarë luajtën me 20+ pikë. Jaylen Brown ishte më i dalluari me 26 pikë, kurse Jayson Tatum luajti me 24 pikë e 11 asistime, por nuk mjaftuan për fitore.

Miami Heat e mposhti Bostonin në seri me rezultat 4-2 dhe për herë të parë që nga viti 2014 u bë kampion i Konferencës Lindore, derisa për herë të gjashtë në histori të klubit. Në finalen e madhe do të takohet me Los Angeles Lakers. Ndeshja e parë do të luhet më 1 tetor në ora 03:00.


 
Të gjitha lajmet nga NBA