Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5: BUCKS - HEAT

Finalisti i parë në Lindje: Miami Heat

FOTO / NBA

Finalisti i parë në Lindje: Miami Heat


9 September, 2020 @9:37

Miami Heat duke e mposhtur Milwaukee Bucksin në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale me rezultat 94-103, u kualifikua në finale të Konferencës Lindore.

Skuadra e Miamit e shfrytëzoi mirë mungesën e super yllit, Giannis Antetokounmpo, i cili mungoi për shkak të lëndimit, dhe e eliminoi liderin e Lindjes Milwaukee Bucks.

Jimmy Butler shkëlqeu me 17 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, kurse u ndihmua edhe nga slloveni Goran Dragic me 17 pikë të tjera.

Te Bucks më i dalluari ishte Khris Middleton me 23 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Miami Heat është skuadra më e suksesshme e Play Offit sivjet. Ata deri më tani kanë pësuar vetëm një herë derisa kanë fituar 8 ndeshje.

Heat e eliminoi Bucksin me rezultat 4-1, kurse në finale të Konferencës Lindore do të përballet me fituesin nga dueli Toronto Raptors - Boston Celtics.


 
Të gjitha lajmet nga NBA