GRUPI J
Finlanda historike, për herë të parë në EURO
15 November, 2019 @20:16
Përfaqësuesja e Finlandës në futboll ka shkruar histori sonte, pasi që me fitore ndaj Lihtenshtajnit në shtëpi 3-0, ka siguruar biletën për në EURO 2020.
Kjo është hera e parë që ky vend skandinav siguron biletë për një ngjarje të madhe futbolli dhe festa tashmë ka filluar në Helsinki, derisa finlandezët bëhen ekipi i dytë pas Italisë në Grupin J që sigurojnë biletën për evropianin e ardhshëm, duke lënë pas Bosnjen e Hercegovinën e Greqinë si rivale për këtë pozitë.
Golat në fitoren e sontme i kanë shëuan Jasse Tuominen (21’) dhe Teemu Pukki (64’, 75’) për 3-0 përfundimtare. Pukki, sulmuesi i Norwich Cityt, ka qenë vendimtar në këtë kampanjë të veri-europianëve, duke shënuar nëntë gola përgjatë kualifikimeve, derisa u ka mbetur edhe një ndeshje, formale për të përfundar zyrtarisht kualifikimet për EURO2020.