Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Fisnik Rugova: Do të jetë një super-finale

Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Fisnik Rugova: Do të jetë një super-finale


25 October, 2020 @12:09

Njëri ndër basketbollistët më me përvojë në ekipin e Prishtinës, Fisnik Rugova, është shprehur të jetë optimist për finalen e Superkupës.

Ai ka qenë realist, duke pranuar disa gabime që ekipi i bëri në gjysmëfinale dhe duke respektuar forcën e kundërshtarit, ka thënë se e pret fitoren në fund.

“Ne kemi arritur me meritë në finale. Kemi bërë disa gabime që kanë mundur të na kushtojnë në gjysmëfinale, por në përgjithësi mendoj se e kemi merituar finalen. Do t’i përmirësojmë gabimet dhe do të jemi gati për finale. Bashkimi është përforcuar me lojtarë cilësorë, sidomos në pozitën e fundorit. Besoj që kemi lojtarë potencialë që do ta mbulojnë. Do të jetë një super finale dhe uroj të fitojmë në fund”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

Finalja e Superkupës së Kosovës Sigal Prishtina - Bashkimi zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00 në Karagaç të Pejës.

Prishtina në rrugëtim drejt finales së pari eliminoi Vëllaznimin e Gjakovës, e pas kësaj edhe Rahovecin.

Bardhekaltërit kanë trajner vendor dhe nuk kanë bërë asnjë përforcim të huaj këtë stinor ende.

Nëse do të arrijnë ta fitojnë Superkupën me këtë formacion lojtarësh, suksesi i bardhekaltërve do të ketë edhe vlerë më të madhe.


 
Të gjitha lajmet nga