Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY - REAL MADRID

Fiton edhe në Angli, City në çerekfinale!

Fiton edhe në Angli, City në çerekfinale!


7 August, 2020 @22:58

Pas fitores 1-2 në Madrid në ndeshjen e luajtur para pandemisë, City e ka fituar edhe takimin kthyes me rezultat të njëjtë, për ta eliminuar kështu Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

Për “qytetarët” ndeshja filloi mirë, me anglezin Raheem Sterling që shënoi pas një gabimi fatal nga Varane i mysafirëve (9’), ndërsa kundërpërgjigja e madrilenëve erdhi përmes francezit Benzema, i cili barazoi me kokë për 1-1 (28’).

Në vazhdim të ndeshjes, Reali ishte ende në lojë dhe kërkonte golin që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, mirëpo ishte përsëri Varane ai që i “tradhtoi” bashkëlojtarët e tij, duke gabuar rëndë edhe një herë dhe duke ia mundësuar brazilianit Gabriel Jesus (68’) që ta mbyllë ndeshjen, 2-1.

Duke mos qenë 100% i gatshëm për lojë, Eden Hazard edhe sonte nuk tregoi asgjë te madrilenët, ndërkohë te City ndeshje të mrekullueshme tregoi i zakonshmi Kevin De Bruyne.

Kështu, në çerekfinale City takohet me Lyonin, që sonte e eliminoi kampionin e Italisë, Juventusin.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League