GRUPI G
Fitore falë Ter Stegenit fantastik
4 November, 2020 @23:11
Barcelona ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në Grupin G të Ligës së Kampionëve, për të mbajtur distancën ndaj ndjekësit të vetëm dhe kryesor për fitim të grupit, Juventus.
Katalonasit kanë mposhtur në Camp Nou sonte Dynamon e Kievit 2-1 [Messi 5p, Pique 65 - Tsygankov 75], por njeriu më i dalluar në ekip të Barcelonës ka qenë portieri gjerman Marc-Andre Ter Stegen që ka mbrojtur raste tepër të mira të mysafirëve të drejtuar nga Mircea Lucescu për të shpëtuar ekipin nga humbja e pikëve të plota.
Me këtë fitore, Barcelona tash ka 9 pikë, 3 më shumë se Juventusi që mposhti Ferencvarosin në Hungari sonte, 1-4 [Boli 90 - Morata 7, 60, Dybala 72, Dvali 81ag].
GRUPI G, tabela pas 3 ndeshjeve:
1. Barcelona 9p
2. Juventus 6p
3. Dynamo Kiev 1p
4. Ferencvarosi 1p.