Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - BASHKIMI

Dramë në Suharekë, Bashkimi fiton pas vazhdimeve

BOROZANI/ Arkiv

Dramë në Suharekë, Bashkimi fiton pas vazhdimeve


30 October, 2016 @22:06

Skuadra e Bashkimit për pak sa nuk u befasua në Suharekë, në përballje me Yllin.

Prizrenasit të udhëhequr nga dyshja Kejuan Johnson dhe Mikaile Tmusic, arritën ta mposhtin Yllin vetëm pas vazhdimit pesë minutësh, duke u kthyer në shtëpi me fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesishte e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi me rezultat kryesisht të ngushtë, ndërsa në pushim Bashkimi shkoi me epërsi një pikëshe, 38-39.

Me të filluar çereku i tretë, Bashkimi filloi të dominojë duke krijuar epërsi deri në 12 pikë, 42-54, por në 3 minutat e fund të kësaj periudhe vendasit krijuan seri prej 13-1, për ta pritur çerekun e fundit pranë rezultatit të barabartë, 55-55.

Ylli e ruajti këtë ritëm edhe në fillim të çerekut të katërt, duke krijuar epërsi deri në 10 pikë, 71-61, por më pas trepikëshi i Imer Tahirit dhe pikët e njëpasnjëshme të Kejuan Johnson, bënë që të shkrihet dallimi i pikëve.

Vetëm dy minuta para fundit, rezultati u barazua në 73-73, për t’u shfaqur një dramë e vërtetë për të pranishmit e shumtë në palestër.

Më pas Ylli me anë të amerikanit Malcolm Canada, shënoi 6 pikë, derisa Bashkimi u kundërpërgjigj me dy trepikësha nga Tmusic dhe Popovic, për të shkuar ndeshja në vazhdim 5 minutësh.

TABELA AKTUALE

E në vazhdime Bashkimi u tregua më i përqëndruar dhe më pak i lodhur nga loja, derisa punët për Yllin u vështirësuan edhe më shumë për shkak të largimit të Erris Nushit dhe Altin Morinës me nga pesë gabime personale.

Në fund, Ylli - Bashkimi 89-95.

MË TË DALLUARIT

Kejuan Johnson ishte më i miri te Bashkimi, pasi luajti me 33 pikë, 8 kërcime e 12 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Mikaile Tmusic që shënoi 26 pikë.

Kurse te Ylli u dalluan Malcolm Canada dhe Urim Zenelaj, që shënuan 26, përkatësisht 23 pikë.



YLLI

1 Malcolm Canada (44:07) 26 pikë 3 kërcime 5 asistime
2 Urim Zenelaj (45:00) 23 pikë 11 kërcime 4 bllokada
3 Altin Morina (30:55) 15 pikë 2 kërcime 3 asistime
4 Ergin Grosha (35:45) 13 pikë 4 kërcime 1 asistim
5 Eldin Camdzic (26:58) 7 pikë 2 kërcime -
6 Erris Nushi (23:49) 3 pikë 3 kërcime 6 asistime
7 Gazzali Makasqi (15:32) 2 pikë 3 asistime -
8 Nduka Ezeamii (2:36) 0 pikë - -
9 Egzon Fetiu (0:13) 0 pikë - -
10 Getoar Arifaj - - -
11 Egzon Berisha - - -
12 Etnik Asllanaj - - -


BASHKIMI

1 Kejuan Johnson (44:10) 33 pikë 8 kërcime 12 asistime
2 Mikaile Tmusic (41:49) 26 pikë 3 kërcime -
3 Marko Popovic (39:34) 15 pikë 3 kërcime 2 asistime
4 Imer Tahiri (18:03) 7 pikë 4 kërcime 1 asistim
5 Edmond Kryeziu (15:27) 5 pikë 4 kërcime -
6 Qëndrim Biraj (18:10) 4 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Jordan Dickerson (17:44) 3 pikë 4 kërcime -
8 Kayel Locke (30:00) 2 pikë 5 kërcime 3 asistime
9 Ardit Memçaj - - -
10 Albion Biraj - - -
11 Kastriot Bytyqi - - -
12 Altin Gashi - - -

Pjesa e parë: YLLI - BASHKIMI

Lojë e barabartë në pjesën e parë në Suharekë

FBK Superliga

Lojë e barabartë në pjesën e parë në Suharekë

30/10/16 @ 21:36

DARDAN BERISHA

Pikët e Berishës s’mjaftojnë për fitore

Përfaqësuesja/Sportistë shqiptarë në botë

Pikët e Berishës s’mjaftojnë për fitore

30/10/16 @ 21:03

#55

Mutombo nderohet nga Denveri

NBA

Mutombo nderohet nga Denveri

30/10/16 @ 19:20

NEW YORK

Knicks fiton në Madison Square Garden

NBA

Knicks fiton në Madison Square Garden

30/10/16 @ 10:35

PELICANS vs SPURS

Spurs në formë të mirë

NBA

Spurs në formë të mirë

30/10/16 @ 08:53

CAVS vs MAGIC

Kalojnë edhe magjinë, 3-0

NBA

Kalojnë edhe magjinë, 3-0

30/10/16 @ 08:19

BULLS vs PACERS

McDermott 23 pikë, Bulls kalon Pacersat

NBA

McDermott 23 pikë, Bulls kalon Pacersat

30/10/16 @ 08:12

PRISHTINA SIGURON GJYSMËFINALEN NDAJ TREPÇËS

Prishtina në gjysmëfinale, mbyllet stinori për Vëllaznimin

FBK Superliga

Prishtina në gjysmëfinale, mbyllet stinori për Vëllaznimin

18/04/24 @ 23:35

PAS 20-MINUTAVE LOJË

PP: Prishtina afër gjysmëfinales

FBK Superliga

PP: Prishtina afër gjysmëfinales

18/04/24 @ 20:41

FORMACIONET ZYRTARE

Prishtina-Vëllaznimi, 5-shet startuese

FBK Superliga

Prishtina-Vëllaznimi, 5-shet startuese

18/04/24 @ 19:28

TERMINET E NDESHJEVE

Ora dhe data e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

Champions League/Bundesliga/Ligue 1/La Liga

Ora dhe data e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

18/04/24 @ 00:47

REAL MADRIDI FITON PAS PENALLTIVE

Lunin mbron dy penallti! Rekord kampioni eliminon kampionin aktual

Champions League/Premier League/La Liga

Lunin mbron dy penallti! Rekord kampioni eliminon kampionin aktual

17/04/24 @ 23:57

BAVAREZËT NË TOP-4 TË CHAMPIONS!

Kimmich thyen mallkimin 3 vjeçar, Bayern në gjysmëfinale

Champions League/Premier League/Bundesliga

Kimmich thyen mallkimin 3 vjeçar, Bayern në gjysmëfinale

17/04/24 @ 22:58

EDHE NJË FITORE PËR CRISTIANO RONALDON

Cristiano fiton rastin! Bianconerët do t’i paguajnë rreth 10 mln. €

Serie A

Cristiano fiton rastin! Bianconerët do t’i paguajnë rreth 10 mln. €

17/04/24 @ 21:08

BLLOKIMI NGA SERBIA, VAZHDON!

Pos boksierëve, as taekwondoistët s’mund të shkojnë në Beograd!

Të tjera

Pos boksierëve, as taekwondoistët s’mund të shkojnë në Beograd!

17/04/24 @ 20:36

SIGUROJNË TITULLIN

Portsmouth rikthehet në Championship, pas 12 vitesh

Premier League

Portsmouth rikthehet në Championship, pas 12 vitesh

17/04/24 @ 15:35

PARISIENËT TRIUMFOJNË

Parisi përmbysi rëndë Barcelonën me 10 lojtarë

Champions League/Ligue 1/La Liga

Parisi përmbysi rëndë Barcelonën me 10 lojtarë

16/04/24 @ 23:03


 
Të gjitha lajmet nga