EUROLEAGUE
Fitorja e dytë rresht për Fenerbahçen
30 December, 2020 @21:49
Fenerbahçe regjistroi fitoren e dytë rresht në Euroleague, duke e mposhtur Asvelin me rezultat 81-59.
Pas rezultateve negative prej 3 humbjeve rresht, skuadra turke ka dhënë shenja këndelljeje në këto dy ndeshjet e fundit.
Kundër Asvelit te Feneri u dalluan Jan Vesely e Marko Guduric me nga 16 pikë secili, kurse te Asveli David Lighty 11 pikë.
Fenerbahçe aktualisht ka 7 fitore e 10 humbje, kurse Asveli 5 fitore e 11 humbje.