MATCH REPORT: TREPÇA - KASTRIOTI
Fitorja e parë e Kastriotit, shpresa për ngritje
5 December, 2020 @22:08
Skuadra e femrave të Kastriotit ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit sot, duke i mposhtur vashat e Trepçës në përballjen e zhvilluar gjatë ditës.
Mysafiret nga Ferizaji të drejtuara nga Kimete Haliti kanë fituar ndeshjen 60-74 [10-17, 25-11, 9-24, 16-22] për të regjistruar të parën e stinorit pas 7 humbjeve radhazi.
Agnesa Rrahmani me 26 pikë ka qenë më efikasja te Kastrioti sonte, ndërsa amerikanja Amani Alexander ka dhënë 24 pikë në ndeshjen ku s’pushoi fare, si dhe atë e kreu me double-double duke regjistruar edhe 11 kërcime.
Njëjtë me double-double në fitore kontribuoi edhe Anita Grainca e cila shënoi 13 pikë e 18 kërcime në fitoren e Kastriotit.
Te mitrovicaset e drejtuara nga Kemajl Muja më efikasja ka qenë Alma Muzliukaj me 19 pikë të shënuara dhe 13 kërcime, ndërsa 14 pikë tjera për Trepçën i shtoi edhe Arta Mustafa.
Pas kësaj ndeshjeje, të dyja skuadrat kanë bilans 1-7 dhe janë në fund të klasifikimit të elitës së basketbollit femror në Kosovë.