Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - BASHKIMI

Fitorja e parë sezonale për Pejën ndaj Bashkimit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Fitorja e parë sezonale për Pejën ndaj Bashkimit


8 February, 2020 @20:43

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon, Peja e regjistroi fitoren e parë kundër Bashkimit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 103-80.

Peja në asnjë çerek nuk ia lëshoi epërsinë skuadrës prizrenase dhe me dominim total doli fituese nga ky duel.

Koshashënuesi më i mirë te Peja ishte Dardan Berisha me 25 pikë, derisa luajti edhe me 5 asistime e 4 kërcime. Dardani mori ndihmë edhe nga Richard Jackson me 19 pikë e 12 kërcime, Drilon Hajrizi me 14 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, Henrik Sirko me 14 pikë dhe Nigel Johnson me 12 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.

Te Bashkimi u dalluan Terik Bridgeman me 18 pikë, Ujkan Karanezi me 14 pikë dhe Musab Mala me 13 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat i kanë nga 13 fitore e 9 humbje. Bashkimi aktualisht e ka epërsinë në duelet në mes vete dhe gjendet një pozitë më lartë se Peja.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Yllin, derisa Bashkimi me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga