Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET 2021

Fitorja e parë, shpresa vazhdon

FOTO/ fiba.com

Fitorja e parë, shpresa vazhdon


14 August, 2019 @22:15

Kosova duke e mposhtur Luksemburgun me rezultat 109-88, vazhdon të shpresojë në kualifikimin në fazën tjetër të kualifikimeve për Eurobasket 2021.

Djelmoshat e trajnerit Damir Mulaomerovic ishin më të fokusuar gjatë gjithë ndeshjes për fitore dhe e arritën qëllimin në fund të ndeshjes.

a

Dardan Berisha, i cili në ndeshjen e fundit nuk ishte aspak efikas për Kosovën, kësaj radhe ishte ylli i ndeshjes. Ai luajti me 32 pikë e 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Divine Myles me 23 pikë dhe Mikaile Tmusic me 22 pikë të tjera.

Te Luksemburgu më i miri ishte Oliver Vujakovic me 19 pikë.

a

Për të kaluar tutje, Kosova duhet që pas 3 ditëve ta mposhtë Britaninë e Madhe me më shumë se 8 pikë epersi, e pastaj të shpresojë që Britania e Madhe mposhtet në ndeshjen e fundit nga Luksemburgu.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja