Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI H: BASAKSEHIR - UNITED

Fitorja historike e Basaksehirit, mposhti Unitedin

Fitorja historike e Basaksehirit, mposhti Unitedin


4 November, 2020 @21:16

Fitorja e parë në histori të Basaksehirit në Ligën e Kampionëve erdhi duke e mposhtur gjigandin anglez Manchester United me rezultat 2-1.

Golin historik të kampionit të Turqisë e shënoi Demba Ba në minutën e 13’, kurse epërsinë e dyfishoi Edin Visca në minutën e 40’.

Nuk u vonua goli i Manchester United, ku 3 minuta më vonë pas një asistimi të Luke Shawit shënoi Anthon Martial.

Në pjesë të dytë nuk kishte gola dhe skuadra turke shkoi drejt fitores së parë dhe historike në Ligë të Kampionëve, ku po paraqitet për herë të parë.

Manchesteri aktualisht me 6 pikë gjendet në krye të tabelës, kurse Basaksehiri me 3 pikë në pozitën e fundit në Grupin H.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League