Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FLAMURTARI

Flamurtari me përmbysje, pranë shpëtimit

Foto: Drita FC

Flamurtari me përmbysje, pranë shpëtimit


15 May, 2019 @19:15

Flamurtari pranë shpëtimit!

Skuadra kryeqytetase ka shënuar një fitore të artë në Gjilan ndaj Dritës, për t’iu afruar shumë mbetjes në elitë pa pasur nevojë të luajë në barazh.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, të cilët golin e gjetën përmes Klajdi Burbës në minutën e 23’ të ndeshjes. Gola të tjerë në pjesën e parë nuk kishte dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e kampionit në fuqi të Kosovës.

TABELA AKTUALE

E në pjesën e dytë, ishte skuadra prishtinase ajo që arriti të shënojë dy herë. Fillimisht për 1-1 shënoi Shend Kelmendi në minutën e 60’ të ndeshjes, e më pas për 1-2 realizoi Agron Bruqi 5 minuta më vonë, për ta përmbysur kështu plotësisht rezultatin. Në vazhdim të ndeshjes, skuadra kryeqytetase e menaxhoi ndeshjen për mrekulli dhe arriti që takimin ta mbyllë me fitore minimale 1-2.

Kjo fitore e afron shumë me mbetjen në elitë pa pasur nevojë për barazh Flamurtarin, kurse për Dritën synimet sezonale tash e sa kohë kanë përfunduar.

Xhiron e ardhshme, Flamurtari e pret në shtëpi Llapin, kurse Drita udhëton te Ballkani në Suharekë.



FORMACIONET STARTUESE

DRITA: Ramadani, Livoreka, Gërbeshi, Berisha, Haliti, Shaqiri, Vucaj, A.Krasniqi, Mustafa, F.Krasniqi, Burba.

FLAMURTARI: Neziri, Maxhun, Granchov, Quansah, Dumani, Burqi, Boshnjaku, E.Krasniqi, Kelmendi, Shillova, Ibrahim.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga