Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Florian Loshaj transferohet në Poloni

Florian Loshaj transferohet në Poloni


16 January, 2020 @10:22

Një prej futbollistëve që u ftuan nga Bernard Challandes për ndeshjen me Suedinë, mesfushori Florian Loshaj, ka gjetur skuadrër të re.

Futbollisti i lindur në Skenderaj karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Cracovias në Poloni, me lajmin që u bë i ditur dje nga klubi dhe futbollisti në fjalë.

Loshaj, 23 vjeçar, më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur te Maastrichti holandez, FC Politehnica Iasi në Rumani dhe Roda gjithashtu në Holandë, ndërkohë përveç paraqitjes së parë me Kosovën A në ndeshjen ndaj Suedisë para pak ditëve, ai ka zhvilluar 3 ndeshje zyrtare me Kosovën U21.


 
Të gjitha lajmet nga