Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI

Fluturimthi në finale

Fluturimthi në finale


12 February, 2014 @23:17

Skuadra e Napolit është treguar e pamëshirshme ndaj Romës në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës për t’i mposhtur ata 3-0. 

Me këtë fitore, napolitanët e udhëhequr nga strategu spanjoll Rafa Benitez, kanë arritur finalen e Kupës, ku do të ndeshen ndaj Fiorentinës. 

Përkundër se Napolit i duhej vetëm një fitore minimale prej 1-0 për të arritur finalen, ata nuk ia lënë gjërat fatit dhe shënuan një të sigurtë. 

Kanë qenë Jose Callejon, Gonzalo Higuain dhe Jorginho që kanë shënuar për ekipin e kaltër nga San Paolo për të eliminuar Romën. 

Prej shqiptarëve të Napolit, vetëm Valon Behrami është inkuadruar në lojë dhe atë në 15 minutat e fundit të ndeshjes për të mbrojtur rezultatin që tashmë siguronte Napolin në finale. Blerim Dzemaili ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në bankë rezervë. 

Ndeshja e parë i kishte takuar Romës, të cilët kishin fituar ndeshjen 3-2. 

Sonte në tribuna ka qenë legjenda e klubit napolitan dhe atij botëror, Diego Maradona. 


 
Të gjitha lajmet nga