Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEKIA - KOSOVA

Formacioni i mundshëm i Kosovës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Formacioni i mundshëm i Kosovës


14 November, 2019 @10:52

Me fillim nga ora 20:45, sonte në Plzen të Çekisë Kosova e luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj, ndeshje që mund të jetë vendimtare në kualifikim për kampionatin evropian.

GRUPET DREJT EURO2020

Përkundër disa mungesave të rëndësishme nga formacioni bazë, të drejtuarit nga Bernard Challandes besojnë në fitore, ndërkohë që para ndeshjes shumë formacione të mundshme nga po parashikohen nga futbolldashësit.

KUOTAT E BASTOREVE

Një prej formacioneve të mundshëm të Kosovës mund të jetë ky:

Aro Muriç pritet të jetë i padiskutueshëm në portë, ndërkohë që edhe dyshja e mbrojtjes Amir Rrahmani e Fidan Aliti nuk pritet të ndryshojë. Krahët e mbrojtjes sipas të gjitha gjasave do t’i takojnë Ben Kolollit e Mërgim Vojvodës, ndërsa mesfushor defansiv para mbrojtjes parashikohet të jetë Idriz Voca.

Më i avancuar se Voca, në rolin e mesfushorit qendror apo “box to box midfielder” parashihet të jetë Valon Berisha. Pjesa ofansive pritet t’i takojë Celinës si numër 10, Elbasan Rashanit si anësor i majtë, Florent Hadërgjonajt (i ngarkuar edhe me detyra defansive) si anësor i djathtë, derisa si sulmues qendror parashihet të startojë Milot Rashica, pozitë e cila nuk është më idealja për të, por në të cilën luan shpesh edhe te Werderi.

Formacioni i parashikuar:


 
Të gjitha lajmet nga