MAVRAJ
“Franca s’do ta ketë lehtë”
6 September, 2019 @22:11
Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Francës, ka thënë se kampionët e botës nuk do ta kenë lehtë ndaj tyre.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“E dimë se sa vështirë do të jetë nesër të fitojmë, pavarësisht mungesave të Francës. Besoj që çdo lojtar i tyre mund të zëvendësohet me një tjetër të cilësisë humë të lartë.
Pa marrë parasysh që kam shënuar ndaj tyre ca vitesh, besoj që Franca tash është një skudër edhe më e mirë se sa ajo atë herë dhe normalisht do të jetë e vështirë.
E dimë të gjithë, jemi realist, por kemi treguar edhe në të kaluarën që jemi në gjendje t’i krijojmë vështirësi ekipeve të mëdha.
Besoj që të gjithë ne e dimë se çka duhet bërë për t’iu krijuar vështirësi këtyre skuadrave që janë në nivele kaq të lartë
Në ndeshjet që i kemi pasur me Francën, në Elbasan fituam, edhe në evropian iu krijuam vështirësi, pra besoj që do të tentojmë prapë që ta bëjmë të njëjtën gjë.”
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Pyetjes se a do t’i jepet rëndësi më shumë ndeshjes kundër Islandës, kapiteni Mavraj u përgjigj se të dyja ndeshjet janë për 3 pikë.
“Të dyja ndeshjet janë për 3 pikë. Nesër nuk është që do ja falim ndeshjen, ndërsa Islanda do të jetë një kundërshtar në nivelin tonë.”
E krejt në fund, Mërgimi u shpreh se për fanellën kuqezi duhet të jepet maksimumi për çdo ndeshje.
“Jemi të obliguar që për këtë fanellë të japim 100% në çdo ndeshje. Besoj që kombëtarja jonë pavarësisht se me kë përballet, duhet të luhet për të
fituar. Nuk jemi në situatë për të zgjedhur ndeshjet, duhet në çdo ndeshje të shkojmë me maksimumim tonë.”
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Shqipëria aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Grupin H me gjashtë pikë të grumbulluara, derisa Franca gjendet në krye të grupit me nëntë pikë.