REAGIMI PAS NGJARJES
FSHB dënon ashpër dhunën ndaj gjyqtarit
24 November, 2019 @15:34
Federata Shqiptare e Basketbollit përmes një komunikate të lëshuar sot, ka dënuar ashpër ngjarjen e shëmtuar, siç i ka quajtur grushtimet e basketbollistit Bruno Daliu (KB Tirana) ndaj referit të ndeshjes Teuta-Tirana, derbi në kampionatin shqiptar.
Në njoftim, FSHB ka bërë të ditur se ka mirëpritur reagimin e policisë, që ka arrestuar lojtarin duke vepruar sipas ligjit, ndërsa aty është thënë se pas kompletimit të protokollit të ndeshjes, dëshmive të ngjarjes dhe pamjeve - të hënën Komisioni Disiplinor do të jep verdiktin lidhur me rastin.
daliu tirana basketboll on Vidnews.
Gjyqtari i goditur, Jurgen Muho, u trajtua mbrëmë në spital.
Kujtojmë, Daliu disa vite më parë ka qenë pjesë e Bashkimit të Prizrenit, ndërsa prej aty iu pat kthyer kampionatit shqiptar.