Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E DYTE

Fushë Kosova lidere dhe Rahoveci ndjekës, vazhdojnë pa humbje

Foto: FusheKosova/fb

Fushë Kosova lidere dhe Rahoveci ndjekës, vazhdojnë pa humbje


23 October, 2020 @16:00

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, vetëm Fushë Kosova ka mbetur me bilans të qindpërqindtë aty.

Pampurët kanë arritur edhe fitoren e gjashtë me radhë dhe tashmë janë lider të pastër në tabelë me 18 pikë maksimale nga këto xhiro.

Së fundi, Fushë Kosova mposhti Bashkimin e Koretinit 3-0 [Burim Fejzullahu 1, Nasuf Berisha 79, Muhamet Krasniqi 90] për të ruajtur kreun e klasifikimit.

Në anën tjetër, përcjellësi kryesor i Fushë Kosovës, Rahoveci, këtë xhiro barazoi me Vjosën e Shtimes 1-1 dhe kështu mbeti një hap prapa liderit, me të cilin deri tash shkonin “kokë-më-kokë” në krye të klasifikimit.

tabela


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë