Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS RASTIT TË DJESHËM

Futbollistët e Dritës kthehen në shtëpi

Futbollistët e Dritës në aeroport/ Foto: Drita FC

Futbollistët e Dritës kthehen në shtëpi


12 August, 2020 @12:40

Drita kthehet në shtëpi. Pas ndodhive të djeshme në Nyon të Zvicrës, klubi gjilanas kampion i Kosovës si duket është pajtuar me fatin dhe ka marrë rrugë për shtëpi, ndërsa pak më parë kanë bërë të ditur se kanë ateruar në aeroportin Adem Jashari të Prishtinës.

Sipas rregullores së UEFA-së për COVID-19 ndeshja mes Dritës dhe Linfieldit më së voni duhet të zhvillohet më 14 gusht, e nësë kjo nuk ndodh atëherë Linfield e fiton këtë betëjë në tavolinë 3-0.

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës në UEFA ende nuk ka marrë vendim përfundimtar. Drita nuk ka dhënë sqarime shtesë, pos që ka arritur në vend. Ndërsa mediat e Belfastit kanë shkruar se Linfield pritet ta fitojë ndeshjen 3-0 dhe të kalojë në raundin e parë kualifikues.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh përfundimisht, ndërsa nëse eliminohet zyrtarisht Drita, atëherë ajo do të vazhdojë rrugëtimin në raundin e parë kualifikues për UEFA Europa League.

Natyrisht, edhe këtu nëse gjithçka është në rregull me ekipin sa i përket COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga