FIFA CLUB WORLD CUP
Futbollisti kryesor i Bayernit humb finalen!
11 February, 2021 @10:44
Sipas një raporti të botuar në Sky, futbollisti i Bayernit Thomas Muller është testuar pozitiv në coronavirus dhe pritet të mungojë në finalen e sontme të Kampionatit Botëror të Klubeve.
Kështu, Muller pritet të jetë jashtë në përballjen ndaj ekipit meksikan UANL Tigres nga Meksikoja, derisa ekipet po kërkojnë trofeun e rëndësishëm në Doha të Katarit.
Bayern ende nuk ka konfirmuar këtë njoftim, e as mohuar.
Finalja mes Bayernit dhe Tigresit zhvillohet sonte me fillim prej orës 19:00. (sportbild)