Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BECKHAM

Futbollisti model

David Beckham dhe gruaja e tij Victoria Adams, në Westminster Abbey para martesës së Princit britanik Williams/ REUTERS/ Kai Pfaffenbach

Futbollisti model


17 May, 2013 @8:43

Mesfushori që këtë muaj i mbushi të 38-tat, kishte marrë edhe një ofertë nga Paris St Germain për vazhdimin e kontratës edhe për një stinor. 

Mirëpo, David Beckham, kishte vendosur që ta lë futbollin në fund të këtij stinori, më 26 maj në ndeshjen që ekipi parisien do ta zhvillojë si mysafir i Lorient. 

“I falenderoj PSG-së që ma dha mundësinë që të vazhdojë karrierën në nivel të lartë, por mendoj se është koha e duhur që të përfundoj karrierën time në këtë nivel,” kishte thënë Beckham, në një deklaratë për media. 

Karriera dhe titujt

 

Tituj të fituar në pesë shtete të ndryshme, 115 paraqitje me përfaqësuesen angleze, që e bëjnë atë njeriun me më së shumti paraqitje pas legjendës së portës angleze, Peter Shilton dhe paraqitja në tre kampionate botërore - janë vetëm disa nga të dhënat kryesore të mesfushorit. 

Rinia

 

Djaloshi i lindur në Londër, filloi karrierën e tij në Manchester United - ekip ky, që e simpatizonte si fëmijë. Beckham debutoi në moshën 17 vjeçare në ekipin e parë të Manchesterit, në vitin 1992. 

Gjuajtjet e lira të veçanta si dhe krosimet në pikën e duhur e bënë atë lojtar kryesor të skuadrës. Në anën tjetër, pamja e tij e jashtme e mirë e bëri të adhuruar nga tinejxheret - derisa në fund ish anëtarja e Spice Girls, Victoria Adamas, e martoi. 

Itinerari

 

Pas një dekade në Manchester United, ku fitoi gjashtë tituj të Premier League, ai kaloi katër vite të tjera në Real Madrid, ku fitoi titullin në stinorin e fundit. 

Vendosi të shkojë përtej Atlantikut duke u bërë importi më i vlefshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur iu bashkua Los Angeles Galaxy, me mision rritjen e profilit të këtij sporti. 

Në Milan të Italisë, kalonte me qira gjatë stinorin pranveror për të mbajtur veten në formë, ndërsa sivjet arriti në Paris - që doli të jetë lëvizja e tij e fundit, ku demonstroi një anë tjetër të tijën pasi që rroga e tij i ipej fondacioneve të ndryshme për fëmijë në kryeqytetin françez. 

Beckham do të mbahet në mend si njëri ndër futbollistët model të kohës moderne i cili ka qenë shembull sportiviteti jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, prej familjes së tij e deri në gjithë globin. 


Video

Beckham's Classic

Goli që dërgoi Anglinë në Kampionat Botëror, i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Greqisë, nga David Bekcham - i cilësuar si më i rëndësishmi në karrierën e tij.




KARRIERA E DAVID BECKHAM:

Manchester United 1993-2003 85 gola
Preston North End (huazim) 1994/95 2 gola
Real Madrid 2003-2007 20 gola
Los Angeles Galaxy 2007-2012 20 gola
Milan (huazim) 2009, 2010 2 gola
Paris St Germain 2013 asnjë


TITUJT E DAVID BECKHAM:

1 Liga e Kampionëve 1999/00
2 Premier League (Angli) 1995/96, 1996/97, 1998/99, 1999/00, 2000/01, 2002/03
3 FA Cup (Angli) 1995/96, 1998/99
4 Kupa Interkontinentale 1999
5 La Liga (Spanjë) 2006/07
6 MLS (SHBA) 2011, 2012
7 Ligue 1 2012/13

 
Të gjitha lajmet nga Premier League