Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Futsalli i Kosovës, vendoset për vazhdimin e sezonit

TOPSPORTI / A.P

Futsalli i Kosovës, vendoset për vazhdimin e sezonit


28 May, 2020 @19:49

Pas vendimeve në lidhje me ligat e futbollit, FFK ka vendosur edhe për vazhdimin e garave në ligat e futsallit.

Kampioni i sezonit 2019/2020 në futsall do të përcaktohet përmes Play Off-it, i cili fillon më 20 qershor. Pjesëmarrëse në Play-Off do të jenë 4 skuadrat më të mira të ligat.

Në njërën prej gjysmëfinaleve Liburni lider do të takohet me Pejën, kurse në gjysmëfinalen tjetër takohen Mabetex Prishtina dhe Prishtina 01, dy skuadrat e kryeqytetit. Rrjedhimisht, fituesit nga këto çifte takohen në finale dhe më pas shpallet kampioni në finalen e 27 qershorit.

Ndërkohë, në sezonin që vjen nga Superliga në Ligën e Parë nuk do të bie asnjë skuadër, kurse nga Liga e Parë në Superligë do të ngjiten 2 skuadrat më të mira (ende nuk dihet zyrtarisht cilat janë).


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga