Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Galatasaray kërkon Vedat Muriqin!

Galatasaray kërkon Vedat Muriqin!


13 June, 2022 @14:03

Portali turk Aspor, ku bazohet njoftimi i Corriere dello Sport, bën të ditur se Galatasaray është duke e shikuar mundësinë për të rikthyer sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi në Superligën turke.

Lazio, që e kishte blerë Muriqin nga Fenerbahçeja për rreth 20 milionë euro, kërkon ta largojë sulmuesin prizrenas pasi që ky i fundit nuk u përshtat assesi te biancocelestët nga Roma.

Sipas CdS Galatasaray do t’i ofrojë Lazios 16 millionë euro për t’ia marrë kartonin e Muriqit, që gjysmësezonin e fundit e kaloi suksesshëm në LaLiga, ku ishte huazuar te Mallorca nga Lazio.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A