Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GENNARO GATTUSO

Gattuso konfirmon dorëheqjen

Gattuso konfirmon dorëheqjen


28 May, 2019 @11:07

Gennaro Gattuso ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot se po largohet nga Milan.

“Zgjidhje e vështirë, por është një vendim që është dashur ta marrë,” ka thënë Gattuso për La Repubblica sot.

Ish mesfushori i Milanit erdhi në krye të ekipit në nëntor të vitit 2017 duke e zëvendësuar Vincenzo Montellan, duke regjistruar bilans prej 40 fitoreve, 22 barazimeve dhe 20 disfatave në 82 ndeshje në San Siro.

Emra të ndryshëm janë duke u përfolur si trajner të mundshëm të Milanit për sezonin e ri, por klubi është duke shikuar ende me kujdes përzgjedhjen e radhës, pas ditëve jo të mira të përjetuara me ish-lojtarët që erdhën si trajner aty.

Massimiliano Allegri, pastaj Simone Inzaghi, kanë qenë emrat e fundit të përmendur nga mediat italiane që po konsiderohen.

Milan përsëri, nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në Ligë të Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A