Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILOT

Gjiganti turk pas Rashicës

Gjiganti turk pas Rashicës


31 December, 2015 @17:14

Pas Vedat Muriqit, emri i të cilit kohëve të fundit po përmendet shpesh nëpër mediat turke për transferimin e tij në Galatasaray, edhe një tjetër futbollist kosovar ka filluar të përmendet si përforcim i mundshëm i gjigantit turk.

Është ky Milot Rashica. Futbollisti i cili po shkëlqen me skuadrën e tij holandeze, Vitesse, i ka rënë në sy të trajnerit të Galatasarayit, Mustafa Denizli.

Sipas lajmit të mediumit turk, Ajans haber, drejtorët sportiv të Galatasarayit, Cenk Ergün dhe Fatih İşbecer, janë ulur në tavolinë me drejtuesit e Vitesses, për ta diskutuar mundësinë e transferimit të Rashicës në Stamboll.

 

Ribery i ri

 

Rashica përveç se po cilësohet përforcim ideal për Galatasarayin, ai madje po krahasohet edhe me yllin françez, Franck Ribery.

Kjo për arsye se Galatasaray është në kërkim të një futbollisti ofansiv të ri në moshë që mund të luaj në të dy krahët, sikurse Franck Ribery, që në moshë të re kishte bartur fanellën e Galatasarayit.


 
Të gjitha lajmet nga