Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Gjilani dhe Prishtina në Europa League, kundërshtarët e mundshëm

Gjilani dhe Prishtina në Europa League, kundërshtarët e mundshëm


4 August, 2020 @10:54

Për herë të parë që prej pranimit në UEFA e FIFA, Kosovën në garat evropiane do ta përfaqësojnë tri skuadra: kampioni, nënkampioni dhe fituesi i Kupës.

Kampioni, Drita, do të luajë në Champions League, kurse Gjilani e Prishtina, si nënkampion, respektivisht fituese e Kupës, do të luajnë në Europa League.

Gjilani e Prishtina garën e fillojnë nga raundi paraeliminar, shorti për të cilin do të kuptohet më 9 gusht, kurse ndeshjet do të luhen më datën 20 gusht. Ndeshjet nuk do të luhen me sistem të ndeshjeve kthyese, pra gjithçka vendoset në një takim. Që të dyja skuadrat kosovare në short ndodhen në vazon e dytë, pra nuk janë skuadra bartëse (seeded teams).

Kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit dhe Prishtinës për raundin paraeliminar janë:

- Lincoln Red Imps (Gjibraltar)
- FC Santa Coloma (Andorrë)
- B36 Torshavn (Ishujt Faroe)
- La Fiorita (San Marino)
- Tre Penne (San Marino)
- NSI Runavik (Ishujt Faroe)
- HB Torshavn (Ishujt Faroe)
- UE Engordany (Andorrë)

Për Prishtinën kjo do të jetë hera e katërt rresht që merr pjesë në Europa League, kurse për Gjilanin e para në histori të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga