Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - VUSHTRRIA

Gjilani s’dorëzohet, vazhdon ndjekjen e kreut

Foto: SCGjilani/fb

Gjilani s’dorëzohet, vazhdon ndjekjen e kreut


20 June, 2020 @19:02

Vazhdon lufta e Gjilanit për titullin kampion!

Skuadra nga Anamorava sot në shtëpi shënoi fitore me rezultat 3-0 [Muamer Svraka 36, Franc Veliu 58, Razak Keita 90] ndaj Vushtrrisë, për t’iu afruar katër pikë Dritës, skuadrës që i prin Superligës momentalisht.

Dominimin gjilanas në pjesën e parë me gol e kompletoi Muamer Svraka, i cili shënoi në minutën e 36’ të ndeshjes pas asistimit nga Gerhard Progni, për ta dërguar kështu skuadrën e tij në pushim me epërsi minimale 1-0.

TABELA AKTUALE

E në pjesën e dytë, gjithçka u mbyll pas një goli të Franc Veliut, që nga gjuajtja e lirë në minutën e 58’ të ndeshjes shënoi për 2-0. Krejt në fund, golin e gjeti edhe Razak Keita i Gjilanit, i cili në minutën e 90+3’ shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0, pas asistimit të mjeshtrit Progni, që rrezikoi disa herë portën kundërshtare gjatë ndeshjes.

Me Gjilanin që ende po lufton për titull, Vushtrria në anën tjetër me shumë gjasë sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga