Të gjitha lajmet

DERBI I ANAMORAVËS

Gjilani vishet kuqebardhë!

Dren Gashi, sulmues i Gjilanit/ BOROZANI/D.S.

Gjilani vishet kuqebardhë!

23 August, 2015 @18:04

Skuadra e rikthyer në elitë, Gjilani, ka arritur që të shënojë fitore bindëse në derbin e Anamoravës ndaj Dritës, sot me rezultat 3-0. 

Te Gjilani, përforcimet kanë shënuar golat, ku Betim Haxhimusa hapi serinë e golave për ekipin e tij me kokë. Më pas në fillim të pjesës së dytë, Dren Gashi, ka shënuar për 2-0. 

Akcionin në golin e dytë e nisi Gëzim Rusi, që pasoi për te Isa Eminhaziri i cili gjeti Gashin - për gol. 

Në fund, Gashi me një goditje prej 14 metrash ka shënuar për të vulosur fatin e takimit. 

Gjilani është treguar më i mirë se Drita në pjesën më të madhe të lojës, derisa ekipi i Bekim Isufit, nuk ka pasur asnjë shut drejt kornizës së portës të Gjilanit. 

Me këtë fitore, Sadat Pajaziti, ia nis me 3 pikë stinorit të ri me Gjilanin, derisa Drita e Isufit, duhet t’i kërkojë pikët e para diku tjetër. 

Ndeshja ka kaluar në një atmosferë të bukur të krijuar nga tifozët e të dyja palëve, që kishin tubuar mbi 8 mijë frymë në stadium. Pak zënka para ndeshjes, si dhe piroteknikë për një ndërprerjë 10 minutëshe të ndeshjes, karakterizuan anën tjetër të derbit të madh të fillimit të stinorit të ri të Superligës. 

SHIKO TABELËN AKTUALE


Video

Goli i Gjilanit 0-2


Zënka para ndeshjes


Goli i Gjilanit 0-1


FERONIKELI - LINCOLN RED IMPS

Fitorja e parë europiane, Nikli në finalen preliminare

25 June, 2019 @22:35

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, në debutimin e tij në Europë, ka shënuar fitore kundër shkuadrës nga…

FERONIKELI - LINCOLN RED IMPS

Feronikeli vs. Lincoln Red Imps, 11-shet startuese

25 June, 2019 @19:43

Me fillim nga ora 20:45, Feronikeli në “Fadil Vokrri” përballet ndaj skuadrës Lincoln Red Imps nga Gjibraltari. Nëse Feronikeli fiton,…

MVP

Giannis, MVP i sezonit 2018/2019

25 June, 2019 @8:59

Giannis Antetokounmpo është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit të rregullt 2018/2019 të NBA-së. Greku Giannis në garën tejet…

SHITJA E BILETAVE

Biletat për preliminaret e Ligës së Kampionëve: në Drenas, Komoran dhe Prishtinë

22 June, 2019 @21:58

Ndeshjet e turneut preliminar të UEFA Champions League, do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Ndeshja e parë,…

LOJËRAT EVROPIANE

Patriot Behrami kalon kroatin, tash kërkon çerekfinalen

Foto: KOK

22 June, 2019 @21:46

Boksieri i Kosovës Patriot Behrami, ka mposhtur 4-0 me nota të referëve kroatin Zeljko Markon e Kroacisë për të kaluar…

Të gjitha lajmet nga