Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI

Gjilani zyrtarizon transferimin nga Kukësi

Gjilani zyrtarizon transferimin nga Kukësi


22 September, 2020 @17:13

Vjen edhe zyrtarizimi!

Që nga sot, Besar Musolli është pjesë e skuadrës së Gjilanit.

Pas 8 viteve të kaluara te skuadra e Kukësit, mesfushori 31-vjeçar karrierën e tij do ta vazhdojë me skuadrën e Gjilanit në Superligën e Kosovës.

Musolli para se të kalonte te Kukësi, kishte luajtur për skuadrën e Hysit, ndërkohë që në vitin 2017 ishte ftuar nga trajneri Albert Bunjaki për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Musolli debutimin e tij me Kosovën e bëri në ndeshjen ndaj Ukrainës në tetor të vitit 2017 në eliminatoret drejt Kampionatit Botëror të vitit 2018..

TABELA AKTUALE

Për Gjilanin, që sezonin e nisi me humbje, Musolli pritet të jetë një “armë” shtesë në luftë për titullin kampion sivjet.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga