Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH KRYETARI I FIFAs

Gjykata jep verdiktin për Blatterin

Gjykata jep verdiktin për Blatterin


14 April, 2020 @23:39

Ish kryetari i FIFA-së, zvicerani Sepp Blatter është liruar nga njëra akuzë e tij që e la larg futbollit.

Sipas informatave të pakonfirmuara botuar në Le Monde dhe Suddeutsche Zeitung, transmeton Blick, Blatteri që u largua nga detyra prej Komitetit Etik të FIFA-së për gjashtë vjet, nuk do të ndiqet për akuzën lidhur me shitjen nën çmim të të drejtave televizive për Botëroret 2010 dhe 2014.

Blatter akuzohej se ka dhënë të drejtat televizive nën vlerën reale të tregut CFU-së (Unionit të Futbollit të Karaibeve) me çmim prej 600 mijë dollarëve amerikanë, për Botërorin 2010 dhe 2014. Kjo kontratë u pezullua në 2011.

Në atë kohë, CFU drejtohej nga Jack Warner i Trinidadit dhe Tobagos, që u përjashtua përjetësisht nga FIFA dhe u dënua për korrupsion nga drejtësia amerikane.

Në pyetjen e agjensionit AFP, Blatter ka thënë se nuk ka pranuar dokumentin që e shfajëson nga kjo akuzë, por s’ka mohuar se është liruar nga ajo.

Ndërsa akuza tjetër ndaj Blatterit për pagesën e dyshimtë ndaj kreut të atëhershëm të UEFA-së, Michel Platini, prej 2 milionë frangave zviecrane, është ende duke u shqyrtuar.

“Posa të mbyllet çështja Platini, do të kërkojë nga FIFA kompensimin e të gjitha dëmeve që më janë shkaktuar,” ka thënë Blatter, shkruan Blick.


 
Të gjitha lajmet nga International