Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN 8-0 SCHALKE

Gnabry hat-trick, Bayern 8-she Schalkes

Gnabry hat-trick, Bayern 8-she Schalkes


18 September, 2020 @22:26

Çfarë starti për stinorin 2020/21 për kampionin evropian dhe të Gjermanisë Bayern Munchen.

Tetë gola të shënuara në Allianz Arena dhe fitore dërrmuese ndaj kundërshtarit Schalke 04 në përballjen ku folën vetëm bavarezët, Bayern 8-0 Schalke [S. Gnabry 4’, 47’, 59’ L. Goretzka 19’ R. Lewandowski 31’ (P.)  T. Müller 69’ L. Sané 71’ J. Musiala 81’].

Serge Gnabry shënoi hat-trick në fitore, ndërsa i riu anglez Jamal Musiala pas vetëm 8 minutash që hyri në lojë dha golin e parë të tij në Bundesligë.

TABELA AKTUALE

Leroy Sane gjithashtu luajti ndaj dikur ish ekipit të tij dhe si transfer i ri i Bayernit shënoi që në përballjen e parë të tij si lojtar i bavarezëve në këtë fitore.

Ekipi i Hansi Flickut me këtë nismë vështirë se do të mund të ndalet edhe këtë stinor në Bundesligë, ndërsa sa i përket Schalkes së David Wagnerit, pikët e para të sezonit duhet kërkuar diku tjetër - jo ndaj Bayernit.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga