Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Godet Peja, transferon Drilon Hajrizin

TOPSPORTI / ARKIV

Godet Peja, transferon Drilon Hajrizin


11 September, 2019 @17:52

Me t’u rikthyer në Superligë, Peja ka filluar goditjet!

Që nga dita e sotme, klubi pejan në dispozicion do ta ketë Drilon Hajrizin, një prej basketbollistëve më të mirë vendorë në Kosovë. Për Hajrizin ky do të jetë një rikthim në Pejë, pasi që basketbollisti në fjalë te kjo skuadër ka luajtur edhe më parë gjatë karrierës.

Ky transfer u bë i ditur nga lista e dërguar nga FBK-ja, listë që përfshin të gjitha transferet e klubeve të Kosovës gjatë afatit kalimtar.

Për këtë transferim klubi pejan nuk ka njoftuar zyrtarisht asgjë, ndërkohë që Driloni ditë më parë për TopSportin u shpreh se është në bisedime me disa klube të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga