RAHOVECI
Godet Rahoveci, zyrtarizon 3 përforcime
28 September, 2020 @16:49
Pas ndërrimit të kryesisë rreth një javë më parë dhe njoftimit që skuadra përsëri do të drejtohet nga kryetrajneri Bujar Loci, sot Rahoveci ka zyrtarizuar 3 përforcimet e para për sezonin e ri.
Fisnik Juniku, Edmond Kryeziu dhe Sami Hajzeri janë tre lojtarët që kanë arritur marrëveshje me “vreshtarët”, lajm ky që u bë i ditur nga klubi i Rahovecit në Facebook.
Juniku dhe Hajzeri te Rahoveci transferohen nga Feronikeli, kurse Kryeziu nga Prizreni.
Në njoftimin e postuar gjithashtu shkruhet që klubi do të zyrtarizojë edhe përforcime të tjera gjatë ditëve të ardhshme.